AKTUALITET, 16 Gusht 2023, 16:59

Përfshihet nga flakët makina në rrugë, shtëllunga të mëdha tymi ‘pushtojnë’ Unazën e Re

Përfshihet nga flakët makina në rrugë, shtëllunga

Një automjet është djegur në zonën e Unazës së Re në Astir. Si pasojë e kësaj ngjarje është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve, duke krijuar trafik në zonë.

Ndërkohë, një re e zezë tymi ka mbuluar zonën.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.

Për më tepër shihni pamjet nga vendngjarja.

NJOFTIMI I POLICISE

Me datë 16.08.2023, në Unazë të Re, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip "BMW", me drejtues shtetasin F. H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.