AKTUALITET, 24 Janar 2024, 15:35

Përfshihet nga flakët apartamenti në Kamëz, dyshimet për ngjarjen

Përfshihet nga flakët apartamenti në Kamëz, dyshimet

Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Kamëz.

Nga zjarri fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarri është fikur nga zjarrfikëset e Kamzës në bashkëpunim me të Tiranës.

Ndërkohë dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.