AKTUALITET, 8 Janar 2024, 18:38

Për të tetën ditë, dhjetëra demokratë mblidhen poshtë banesës së Sali Berishës

Për të tetën ditë, dhjetëra demokratë mblidhen

Dhjetëra mbështetës të kryetarit të PD-së,  Sali Berisha janë mbledhur sërish, në protestën e tetë rresht poshtë banesës të tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.

Demokratët janë solidarizuar me kryedemokratin dhe kundërshtojnë masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për Berishën.

Berisha, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi, prej disa ditësh ka falenderuar mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.