AKTUALITET, 14 Maj 2025, 12:51

PD dhe opozita humbën thellë në zgjedhjet e 11 majit, deputeti Xhaferraj: Rezultat i pritshëm

PD dhe opozita humbën thellë në zgjedhjet e 11 majit, deputeti

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj komentoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit ku PS fitoi bindshëm me mbi 200 mijë vota epërsi.

Sipas Xhaferrajt rezultati i PD ishte i pritshëm nisur nga mungesa e vullnetit të lidershipit për reformim, por gabimet e liderëve të partive të vogla e thellon edhe më tepër humbjen e opozitës.

“Po të analizohet vendimmarrja e liderishipit të PD nga 2022 deri tani ishte gjithçka e pritshme, edhe me këto shifra. Produkti i partive të reja mund të ishte dhe duhet të ishte më mirë.

Nëse do ishin bashkë kanë marrë 200 mijë vota ose 20 mandate. Partitë e vogla u sollën si parti të vjetra dhe mosaftësia e tyre për t’u bashkuar në një aleancë…

Në raport me 2021 elektorali e ka pasur pritjen të shkojë drejt partive të reja, por nuk është realizuar objektivi”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.