AKTUALITET, 17 Korrik 2024, 12:35

Pasi mbylli Kadastrën për qytetarët, Rama u ngec bashkive procesin e legalizimit: Procesi do të mbarojë në vitin 2028

Pasi mbylli Kadastrën për qytetarët, Rama u ngec bashkive

Kryeministri Rama në fjalën e tij me kryetarët e bashkive theksoi nevojën për përshpejtimit të procesit të legalizimit. Në këtë proces do të bashkëpunohet mes Kadastrës dhe bashkive. Rama nënvizoi se është bërë progres, por jo i kënaqshëm. Ky ndryshim vjen pasi qeveria vendosi ta bëjë online shërbimin e Kadastrës për qytetarët, ndërsa procesi i legalizimit rikthehet para çdo palë zgjedhjesh, edhe pse Rilindja kishte premtuar në vitin 2013 mbarimin e këtij procesi që në mandatin e parë, në vitin 2017.

'Nevojën për fillimin e punës bazuar tek vendimi i qeverisë që u mor si rezultat i një diskutimi të nisur edhe së bashku në takimi në Shkodër të nxitur nga disa deputetë të PS, i pari ndër ta Erion Braçe dhe të domosdoshëm, ndërkohë që me pjesën e regjistrimeve të pronave në Kadastër të kemi ecuri pozitive me legalizimet nuk thuhet e njëjta gjë. Është vendosur që bashkitë të përfshihen në proces. Ka një rëndësi dhe një dobi sipas nesh të posaçme për faktin që jo vetëm do shtohet forca për të mbështetur dhe zgjidhur problemin e legalizimit por edhe do shërbejë për monitorimin e punës në Kadastër që në sektorin e legalizimeve lë për të dëshiruar.

Në këtë kontekst, janë bashkitë që do vendosin prioritetet dhe do përcaktojnë ritmin e planit të punës. Do udhëhiqet prej jush me një staf të dedikuar që ju do krijoni deri në shtator kur ky proces do fillojë si rezultat i ndihmës që AKSHI po i jep ASHK për një platformë pune digjitale. Nëpërmjet këtij sistemi edhe për të krijuar një mekanizëm transparence mes palëve. Nga një anë bashkitë të mos jenë në pamundësi të ndihmojnë qytetarët për legalizimin, zyrtar e Kadastrës të mos kenë monopolin e zgjidhjes së problemeve për të cilën abuzojnë, edhe nga krimbi i kërkesës për ryshfet. Pavarësisht progresit, faktikisht procesi ka pasur progres, por të pakënaqshëm po të shohësh procesin me regjistrimin e pronës.

Përtej faktit që ligji e parashikon përfundimi në 2028. Në radhë të parë për banesat të qytetarëve duhet të bëjmë gjithçka që procesi të përshpejtohet dhe të vendoset një rend i qartë i kohës. E padrejtë që disa presin prej vitesh dhe disa të tjerë e marrin legalizimin edhe pse janë aplikues të mëvonshëm. Duhet të vendosni radhë dhe të bëhet ajo që është e para, legalizimi i banesave.'- deklaroi Rama.

Rama njoftoi përpara kryetarëve të bashkive, se do bëhen referencat e reja lidhur me rivlerësimin e pasurive. Rama e cilësoi këtë proces si një lloj amnistie pasi ka edhe kosto për buxhetin e shtetit, teksa ftoi krerët e bashkive të jenë pjesëmarrës aktiv në këtë proces në komunikim me qytetarët.

'Ne kemi bërë këtë proces dy herë. Nuk është proces që bëhet rregullisht sepse në thelb kjo është një amnisti. Por ka një kosto për buxhetin, pasi në momentin që bëhet rivlerësimi shmanget tatimi 15% mbi shitjet në vijim. Duke qenë se e para rivlerësimi është bërë bazuar në faktin që nuk ishin referencat e reja sot me referencat mund t’iu japim të drejtë qytetarëve të kenë një shans të fundit. Është e rëndësishme të nisim punën për referencat e reja për qytetet e reja dhe jo vetëm për Tiranë. Vija bregdetar nuk është me çmime reference nga e shkuara.

E kemi nisur punën, dhe do konkludojmë brenda 40 ditëve të ardhshme, do rindërtojmë një proces që rivlerësim të jetë i hapur. Fund shtatori me fund shtatori. Rivlerësimi i parë është bërë me 1%, i fundit do jetë me 5%. Gjithë ju dhe bashkitë ku ka kërkesë të komunikoni me qytetarët që kjo është e fundit, nuk do ndodhi më. Mos e lënë këtë shans sepse do kenë barrë më të madhe më vonë. Buxheti i shtetit humbet një sasi të konsiderueshme por na intereson formalizimi i pasurisë në territor. Dhe qytetarët përfitojnë drejtpërdrejt dhe kjo është pozitive. Për këtë duhet të ndërmerrni një proces komunikimi', tha kryeministri Edi Rama.