TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e dy shtetaseve Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj të cilat kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta.
Vendimi u dha nga kolegji administrativ ndërkohë që të pranishme ishin edhe Ahmetaj dhe Mara.
Të dyja zonjat të cilat u kurorëzuan martesë pak javë më parë kishin paditur zyrën e gjendjes civile pranë njësisë administrative numër dy dhe i kërkuan Gjykatës së Lartë që ta detyrojë t'i regjistrojë dy binjakët me nëna paditëset.
Gjatë seancës avokatja kërkoi që çështja të përcillej për kontroll incidental në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa kjo çështje është shqyrtuar edhe nga shkallët e tjera të gjykatave administrative.
Gjykata e Lartë tha se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në kodin e familjes.
Gjykata Administrative e Apelit më 22 dhjetor 2022 vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative, duke u mohuar të drejtën dy grave shqiptare të regjistrojnë fëmijët në Gjendjen Civile, duke u identifikuar në çertifikatën e lindjes si dy nëna.
Dy paditëset janë Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, të cilat kanë kërkuar të njihen si prindër të dy vajzave binjake të sjella në jetë nga njëra prej tyre.
Ahmetaj dhe Mara janë aktiviste të komunitetit LGBT dhe bashkëjetojnë prej vitesh me njëra tjetrën.
Aktualisht Shqipëria nuk i njeh martesat mes personave të së njëjtës gjini dhe nuk ekziston një mekanizëm ligjor për të regjistruar fëmijë të këtyre çifteve.
Beteja ligjore e tyre pritet të përfundojë në Strasburg, në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
"Gjendja civile kërkoi nga gratë që të regjistorinin vajzat nën emrin e Edlirës, duke u shprehur se ligji shqiptar nuk e njihte situatën faktike të familjes së tyre. Shkresën e Gjendjes Civile ato e paditën në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë Tiranë, e cila më 1 prill 2022 i dha të drejtë Gjendjes Civile, duke lënë në fuqi urdhërin e saj për regjistrimin e vajzave nën emrin e njërës prej dy nënave që po i rrisin.
Këtë vendim ato e ankimuan në Gjykatën Administrative të Apelit. Pala paditëse janë dy nënat dhe dy vajzat. Më 2 dhjetor të këtij viti një kolegj i përbërë nga Ardian Dvorani, Enkelejda Metaliaj dhe Sokol Ibi vendosi të mbajë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.
Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara kanë vendosur që këtë betejë ta çojnë përpara deri në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut që ka sanksionuar të drejtën e çdo njeriu për të patur jetë familjare të njohur e të mbrojtur nga ligji, edhe nëse e drejta për jetë familjare ushtrohet jashtë konceptit tradicional të familjes e brenda konceptit më gjithpërfshirës të bashkëjetesës civile.", thuhej në njoftimin e organizatës Pro LGBT.