AKTUALITET, 17 Korrik 2024, 11:50

“Delirant, ç”është ky kaktus?”/ Edi Ramës i “sulen” komentuesit për kullën “përbindësh” në mes të Shkodrës

“Delirant, ç”është ky kaktus?”/ Edi

Edi Rama prezantoi dje në Shkodër një kullë të re që do të ngrihet në qendër të qytetit dhe që do të quhet “Rozafa e re e Shkodrës”. Por ndryshe nga legjenda që simbolizon qytetin, ku kalaja ndërtohet ditën dhe rrëzohet natën, kulla e projektuar nga një firmë spanjolle mund të bëhet realitet shumë shpejt në qytetin më të madh të veriut ku në përgjithësi është ruajtur arkitektura dhe urbanistika e vjetër dhe ku kullat e reja janë të pakta, veçanërisht në qendër.

“Delirant, ç”është ky kaktus?”/ Edi

Pasi Edi Rama i përshëndeti shqiptarët me këtë projekt, sot në mëngjes, kanë qenë me qindra deri komentet kundër në faqen e tij në Facebook.  Disa prej komentuesve nuk përmbahen duke e quajtur delirant kryeministrin, ndërsa veprën një “kaktus”, ndërsa shumë të tjerë i kujtojnë se Shkodra është ndër të paktat qytete që nuk është prekur dhe nëse nuk bëhet gjë për të, të paktën të mos shkatërrohet.

Ndërsa shumë komentues u kujtojnë se projekti i tij i zhvillimit është vetëm betoni, siç ka bërë në Tiranë dhe siç do të nisë në Shkodër, duke mos patur asnjë shqetësim për zhvillimin e vendit.

“Delirant, ç”është ky kaktus?”/ Edi

“Delirant, ç”është ky kaktus?”/ Edi

“Delirant, ç”është ky kaktus?”/ Edi

“Delirant, ç”është ky kaktus?”/ Edi

“Delirant, ç”është ky kaktus?”/ Edi

“Delirant, ç”është ky kaktus?”/ Edi

“Delirant, ç”është ky kaktus?”/ Edi

“Delirant, ç”është ky kaktus?”/ Edi