TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vendgrumbullimit të mbetjeve urbane të qytetit të Kukësit iu është vënë zjarri, duke krijuar një situatë kaotike. Tymi dhe era kundërmuese e lëndëve toksike kanë përfshirë të gjithë zonën për rreth si dhe një pjesë të lagjeve të qytetit të Kukësit.
Ndërkohë, kjo është hera e tretë që kjo pikë e mbetjeve përfshihet nga zjarri brenda një viti.
Në pikën e grumbullimit kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses së qytetit, policia bashkiake dhe ajo e shtetit që po bëjnë veprimet e nevojshme.
Vendgrumbullimi i mbetjeve është i pozicionuar në kahun perëndimorë të qytetit, vetëm një kilometër në vijë ajrore nga Kukësi.