AKTUALITET, 17 Gusht 2022, 18:38

Pasi kishte pirë shumë alkool hyri të lahej në det, zbulohen detaje nga vdekja e turistit italian në Sarandë

Pasi kishte pirë shumë alkool hyri të lahej në det, zbulohen

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vdekjen e turistit italian në Sarandë, i cili ndërroi jetë pak momente pasi shkoi në spital. 33-vjeçari Domeniko Niccoli ishte për pushime me familjen në Sarandë.

Në spital ai ka shkuar direkt nga plazhi pas shfaqjes së problemeve me zemrën. Sipas burimeve 33-vjeçari kishte konsumuar shumë alkool dhe kur është futur në det nuk është ndjerë mirë. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Sarandës ku edhe pse iu dha ndihma e parë mjekësore nuk mundi dot të mbijetonte.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës, shkak për vdekjen e tij ka qenë arresti kardiak. Trupi i tij do te transportohet drejt Tiranës për t’iu nënshtruar një ekspertize mjekësore më të detajuar për të mësuar shkaqet e vdekjes.