TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një punonjës policie është arrestuar në Tiranë pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
33-vjeçari K.D. me detyrë Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në polici, është ndaluar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet.
Gjatë kontrollit me drager, rezultoi se 33-vjeçari ishte nën efektin e alkolit.
Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:
Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materialet e arrestimit në flagrancë të shtetasit K.D., 33 vjeç, me detyrë punonjës civil me pozicionin Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në datë 16.08.2022, është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në rrugën “Sulejman Delvina” ndērsa drejtonte mjetin tip “Mercedes Benz” nën efektin e pijeve alkolike.
Veprimet proceduriale u referuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”, dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”.