AKTUALITET, 30 Mars 2022, 13:05

SPAK kërkon arrestimin e deputetit të PS! Ulsi Manja: Përgjegjësia është individuale

SPAK kërkon arrestimin e deputetit të PS! Ulsi Manja:

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u pyet nga gazetarët se nëse Partia Socialiste duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se një deputet i tyre, Alqi Bllakos iu është lëshuar urdhër arresti nga SPAK.

Manja tha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se kushdo që shkel ligjin duhet të përballet individualisht me të.

Pyetje: A nuk mendoni se ka ardhur PS që të mbajë përgjegjësi? Vija e kuqe a nuk duhet të jepet para se të jepen postet e rëndësishme?

Manja: Çështjet e drejtësisë janë të tyre. Inkurajojmë drejtësinë që të ndërmarrë hetimet e duhura.

Sot më shumë se kurrë, për të pasur një drejtësi të pavarur, qëndrimi im është i qartë, kushdo që shkel ligjin, përgjegjësia penale është individuale.