AKTUALITET, 30 Mars 2022, 12:53

Këshilli i Ministrave, Ibrahimaj: Indeksim me 3.3% i pensioneve të të gjitha kategorive

Këshilli i Ministrave, Ibrahimaj: Indeksim me 3.3% i pensioneve të

Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve me 3.3%. 

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha:

“Një nga masat që është parashikuar në këtë akt normativ që sapo kaluam indeksimi me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë e pensioneve dhe të plota e të pjesshme e të reduktuara të invaliditetit, pensionet në qytet, fshat, që jepen për ndihma të posaçme shtetërore të gjitha kategoritë e pensioneve jo vetëm pensionet por edhe indeksimi i shtesës.

Kjo ka kosto prej 3.3 miliardë lekësh ne buxhet.

Ne këtë vit morëm një vendim ndryshe nisur nga rritja e çmimeve, vendosëm që për shportën e pensionistëve të bëjmë rritje me 3.3%”.

Sipas ministres Ibrahimaj, “janë 2500 lekë shtesa e shpenzimeve të një familjeje mesatare për një muaj që vjen si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve të shportës. Ne kemi menduar të japim 3 mijë lekë për 576 mijë persona për tre muaj me qëllim përballimin e kësaj situate”.