AKTUALITET, 15 Prill 2023, 21:12

Kokalari reagon për hapjen e fushatës: Demokratët braktisën fjalimin e Berishës, “ezmeri” erdhi në autobus…

Kokalari reagon për hapjen e fushatës: Demokratët braktisën

Evi Kokalari ka komentuar zbrazjen e stadiumit, pasi fjalën e mori Sali Berisha.

"Ulëse kishte. Ulësës, jo!

Mishërimi i revolucionit të integrimit, në një tentativë për t’u identifikuar sa më shumë me liderin e tyre historik, ju bëri demokratëve paradën e radhës, pavarësisht që kupola se kupton, që sa më shumë e vënë këtë në vitrinë, aq më shumë trëmben demokratët e ndershëm që duan ndryshime reale.

Po nejse, ezmeri doli me autobuzin falas, dhe kjo sipas ‘strategut’ politik të kryetarit të opozitës, ishte ‘epike’. 

Prezenca e Saljanit pa shkop bejsbolli me vete dhe larg fustanit të Norës, ishte pa diskutim qershia mbi tortë. U rrit djali. 

I dashur z. Sali Berisha, nuk jam e sigurt cili qe momenti që demokratët braktisën ceremoninë e hapjes së fushatës dhe pse, por është fatkeqësi që braktisën fjalimit tuaj, sepse në të, i kishe përforcuar notat e konservatorizmi.

Po nejse, kur t’i marrësh ndryshimet në PD dhe në politikën opozitare seriozisht dhe vetëm në interes të sovranit, më kontakto, dhe do të të tregoj në detaje si fitohet mbështetja e shqiptarëve dhe sidomos elektoratit gri, inteligjencën e të cilëve, ju të gjithë vazhdoni dhe e nënvleresoni. 

Me shumë dashuri, Evi” – shkruan Kokalari.