AKTUALITET, 26 Qershor 2026, 17:08

Mbledhja e Qeverisë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, i bien vuvuzelave gjatë fjalës së ministrave

Mbledhja e Qeverisë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, i bien

Disa protestues kanë dalë me flamujt Kombëtar pranë Kryeministrisë, ndërkohë që pritej dalja e ministrave nga godina, për të folur për marrjen e vendimeve të marra.

Teksa ministrat po flisnin, protestuesit po u binin vuvuzelave dhe po thërrisnin në kor 'qeveri hajdute'.

Ministrat e qeverisë së ish-kryeministrit Edi Rama morën pjesë ditën e sotme në mbledhjen e Qeverisë, ku u morën disa vendime të rëndësishme, mes të cilave edhe indeksimi i pensioneve me 2.7%.