AKTUALITET, 11 Mars 2022, 13:37

Pas studentëve, edhe qytetarët e Korçës dalin në protestë për rritjen e çmimeve

Pas studentëve, edhe qytetarët e Korçës dalin në

Pas studentëve, edhe qytetarët e Korçës janë ngritur për të protestuar rritjen e çmimit të hidrokarbureve dhe produkteve të tjera bazë.

Protestuesit janë vendosur në rrethrrotullimin e qytetit, ndërsa shton se po tentohet të bllokohet rruga. Në monitorim të situatës ka forca të shumta policie.

Qytetarëve i janë bashkuar edhe gratë e zonës të cilët protestojnë për një sërë arsyesh që i kanë çuar drejt falimentimit, si rritja e çmimit te naftës, rritja e shportës ushqimore, rritja e plehrave kimike etj.