AKTUALITET, 20 Korrik 2022, 13:44

Pas sherrit qëlloi me thikë babë e bir, arrestohet autori! Ja çfarë thotë policia për gjendjen e të plagosurve

Pas sherrit qëlloi me thikë babë e bir, arrestohet autori! Ja

Babë e bir janë plagosur me thikë nga një person në Fier. Ngjarja ndodhi ne zonen e Qenasit. Ngjarja per motive te dobëta.

NJOFTIMI I POLICISE

Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).

Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.