AKTUALITET, 8 Nëntor 2022, 17:32

Pas Elbasanit, RENEA dhe policia spanjolle operacion të befasishëm në Tiranë, kontrolle në disa godina

Pas Elbasanit, RENEA dhe policia spanjolle operacion të befasishëm

Forcat RENEA në bashkëpunim me policinë spanjolle kanë zhvilluar pasditen e sotme disa kontrolle të befasishme në një godinë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Sipas News 24, kontrolle janë bërë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Mësohet se disa persona janë shpallur në kërkim ndërkohë që delegacioni i hetuesve spanjollë kanë zhvilluar takime me prokurorët e SPAK në kuadër të operacionit të tyre në vendin tonë.