TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas alarmit të ngritur nga fermerët në zonat bujqësore të Divjakës, Ministria e Bujqësisë përmes Drejtorisë së Mbrojtjes së Bimëve ka ndërhyrë në terren për të frenuar përhapjen e karkalecit që ka dëmtuar kulturat bujqësore.
Agronomet kanë evidentuar përhapje të konsiderueshme të insektit në zonën e Tërbufit, ndersa dëmet janë përqendruar kryesisht në sipërfaqet e mbjella me jonxhë por dhe në kulturat të tjera si shalqiri.
Puna në terren është përqendruar në trajtimin me insekticide të sipërfaqeve të infektuara. Dhimitër Kruti, Drejtor i Bujqësisë, Bashkia Divjakë tha se “po shpërndajmë preparatin per fermeret qe te kryejne vete sperkatjen ne sipërfaqeve te prekura.”
Pak dite me parë fermerët e fushës së Tërbufit kanë denoncuar se klonitë e karkalecave kanë pushtuar tokat bujqësore në fshatra si Pluk, Ferras, Spolatë dhe Grabjan. Sipas tyre, rreth 600 hektarë tokë ka pësuar dëme të konsiderueshme.