AKTUALITET, 24 Qershor 2026, 14:11

Braçe: Në protestë ka axhenda primitive e të rrezikshme. Delegjitimimi i mazhorancës nga sheshi çon në kaos

Braçe: Në protestë ka axhenda primitive e të rrezikshme.

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas diskutimeve dhe komenteve për protestën që qytetarët po mbajnë në kryeqytet prej 3 javësh.

Në një postim Braçe thekson qëndrimin e tij politik, por edhe nevojën për të adresuar problemet që lidhen me demokracinë, zgjedhjet dhe ligjshmërinë.

Braçe shton se mbetet socialist, por kjo nuk do të thotë se do të mbështesë çdo vendim pa kritikë. Ai gjithashtu kritikoi atë që e cilësoi si “axhendë politike” në protesta, duke argumentuar se kërkesat për ndryshim qeverie jashtë proceseve zgjedhore janë të rrezikshme për stabilitetin e vendit.

REAGIMI

PAS GJITHË MESAZHEVE DJE,

KOMENTEVE, DY GJËRA:

1. UNE KAM QENË SOCIALIST, JAM SOCIALIST,

DO JEM SOCIALIST-KJO GJË NUK NDRYSHON, MOS INSISTONI KOT.

Ama kjo nuk do të thotë që unë kam mbyllur apo do mbyll sytë, veshët, gojën dhe kam ngritur dorën e miratimit;

JO! As e kam bërë, as e bëj e as do ta bëj veç për këtë shkak, nuk ndodh!

2. PO, NË PROTESTE KA AXHENDA PRIMITIVE E TË RREZIKSHME-E PARA AXHENDA POLITIKE!

Jo vetëm për shkak të prezencës së qartë të drejtuesve e njerëzve të partive politike, por mbi të gjitha për shkak te kerkësa të qarta politike-RRËZIM TË QEVERISË, DELEGJITIMIM TË MAXHORANCËS!

Delegjitimim pa votë, por në tavolinë, kërkesë e sjellje prej një jete e Sali Berishes kjo, e dështuar afermendsh.

E rreshtuar kështu-dorëheqje e Qeverisë, delegjitimim i Maxhorancës me gojë, nga sheshi, përzgjedhje nga sheshi te 101 përfaqesuesve të pavotuar kund në procese të ligjshme zgjedhore, zgjedhja prej tyre e ministrave të një Qeverie Teknike që në një vit nuk duhet të bëj gje, por të presë formimin apo forcimin e forcave politike dhe këtë, duhet ta votoj unë symbyllur, është jo vetëm utopi qesharake, por populizëm primitiv dhe i rrezikshëm;

NUK PASON PAQENDRUSESHMËRIA, MUNGESA E QEVERISJES, POR KAOSI-E DUAN NJERËZIT KËTË?!

Ndërkohë, KY VEND, këtë vit-viti i sehirit sipas sheshit, është në procesin e mbylljes së kapitujve në NEGOCIATAT E ANËTARESIMIT ME BASHKIMIN EVROPIAN; nga 1912 nuk ka projekt politik me të madh e me jetik për Shqipërinë se ky!

Thënë këtë, po NE KEMI PROBLEME ME DEMOKRACINË, ZGJEDHJET, LIGJIN E LIGJSHMERINË-na i kanë vënë në dukje negociatat me BE, duhet t’i adresojmë sa më parë në rrugë legjitimi, kurrë populiste, por KTHIMI NË EPOKËN E GURIT THJESHT SE NUK FITON DOT, NUK ËSHTË ZGJIDHJE!