AKTUALITET, 24 Qershor 2026, 16:36

Mot i keq në Elbasan, rrebeshe gjatë pasdites

Mot i keq në Elbasan, rrebeshe gjatë pasdites

Rrebeshe shiu ka pasur pasditen e sotme në Elbasan. Shiu i rrëmbyer ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, i shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ka pasur vështirësi në qarkullim përgjatë aksit Elbasan-Peqin për shkak të reshjeve të dendura. Policia rekomandon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes.

Prej tre ditësh tashmë, zona e Elbasanit përfshihet nga rrebeshe shiu çdo pasdite.