AKTUALITET, 24 Qershor 2026, 16:41

Wizz Air zgjeron lidhjet mesdhetare me dy destinacione të reja: Palma de Mallorca dhe Alghero

Wizz Air zgjeron lidhjet mesdhetare me dy destinacione të reja: Palma de

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), në partneritet me Wizz Air, vijon të zgjerojë rrjetin e destinacioneve me nisjen e dy destinacioneve të reja që lidhin Shqipërinë me rajonin e Mesdheut, duke u ofruar pasagjerëve mundësi të reja dhe tërheqëse për udhëtime turistike gjatë sezonit veror.

Më 23 qershor u festua fluturimi inaugurues mes Tiranës dhe Palma de Mallorca, ndërsa më 24 qershor u inaugurua fluturimi i parë drejt Algheros, duke u ofruar pasagjerëve më shumë mundësi udhëtimi dhe duke forcuar më tej lidhjet ajrore mes Shqipërisë, Spanjës dhe Italisë.

Linja Tiranë–Palma de Mallorca do të operojë dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë, ndërsa linja Tiranë–Alghero do të operojë çdo të mërkurë dhe të diel.

Këto destinacione të reja pasurojnë më tej rrjetin në rritje të TIA-s dhe forcojnë rolin e rëndësishëm të Wizz Air në tregun shqiptar, duke ofruar alternativa shtesë për udhëtime turistike, familjare dhe biznesi.

Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Tirana International Airport, u shpreh:

"Jemi të kënaqur të shohim zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit të Wizz Air nga Tirana me shtimin e Palma de Mallorca dhe Alghero. Këto linja të reja pasqyrojnë kërkesën në rritje për lidhje ndërkombëtare dhe forcojnë më tej pozicionin e Tiranës si një portë lidhëse gjithnjë e më e rëndësishme në rajon. Partneriteti ynë me Wizz Air vazhdon të luajë një rol kyç në zgjerimin e mundësive të udhëtimit për pasagjerët, duke mbështetur njëkohësisht zhvillimin e turizmit, rritjen ekonomike dhe integrimin e Shqipërisë në rrjetin më të gjerë evropian të udhëtimeve."

“Wizz Air është e kënaqur të vijojë zgjerimin e pranisë së saj në Shqipëri me hapjen e dy linjave të reja nga Tirana drejt Palma de Mallorca dhe Algheros,” u shpreh Vera Jardan, Corporate Communications Manager në Wizz Air.

“Këto destinacione të reja forcojnë më tej angazhimin tonë për t’u ofruar pasagjerëve mundësi udhëtimi të përballueshme dhe të përshtatshme drejt disa prej destinacioneve më tërheqëse turistike në Europë. Me rrjetin tonë në rritje nga Tirana, ne mbetemi të fokusuar në përmirësimin e lidhjeve ajrore, mbështetjen e zhvillimit të turizmit dhe ofrimin e edhe më shumë zgjedhjeve për udhëtimet verore të pasagjerëve tanë.”.

Me shtimin e këtyre dy linjave të reja, TIA dhe Wizz Air vijojnë të mbështesin rritjen e turizmit, lëvizshmërinë e pasagjerëve dhe zgjerimin e lidhjeve ndërkombëtare të Shqipërisë.

Shtimi i Palma de Mallorca dhe Alghero përbën një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e Wizz Air në Shqipëri. Wizz Air tashmë ofron 65 destinacione nga Tirana, ndërsa vetëm gjatë vitit 2026 ka shtuar 11 linja të reja, duke konfirmuar angazhimin e saj afatgjatë ndaj tregut shqiptar.

Përtej forcimit të lidhjeve ndërkombëtare, këto linja të reja u ofrojnë pasagjerëve akses të drejtpërdrejtë në dy nga destinacionet më tërheqëse verore të Mesdheut, duke krijuar mundësi të reja për turizëm dhe udhëtime pushimi.

Wizz Air zgjeron lidhjet mesdhetare me dy destinacione të reja: Palma de

Wizz Air zgjeron lidhjet mesdhetare me dy destinacione të reja: Palma de

Wizz Air zgjeron lidhjet mesdhetare me dy destinacione të reja: Palma de

Wizz Air zgjeron lidhjet mesdhetare me dy destinacione të reja: Palma de