AKTUALITET, 20 Janar 2023, 21:38

“Partia e Lirisë e vendosur për kthimin e llogaridhënies”- Meta: Me Luçiano Boçin, Elbasani hyn në rrugën e ndryshimit dhe gjithëpërfshirjes

“Partia e Lirisë e vendosur për kthimin e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë foto nga ceremonia e 32-vjetorit të themelimit të PD në qytetin e Elbasanit.

Meta shkruan se Luçiano Boçin në krye, Elbasani hyn në rrugën e ndryshimit, ndërkohë që thekson se PL është e përkushtuar për rivendosjen e llogaridhënies.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Elbasanit. Besimplotë se me Prof.Luçiano Boçin si kryebashkiak i ardhshëm të Elbasanit ne do t’u japim zë dhe fuqi intelektualëve, njerëzve të dijes dhe mbi të gjitha të rinjve dhe të rejave, që janë pasuria më e madhe dhe më e çmuar.

Me Luçiano Boçin, Elbasani hyn në rrugën e Ndryshimit dhe gjithëpërfshirjes!  Partia e Lirisë e përkushtuar për rivendosjen e Llogaridhënies!”, shkruan Meta.