TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kanë survejuar për 180 ditë inceneratorin e Tiranës.
Kryemadhi u shpreh në Syri TV se kanë parë që mbetjet nuk diferencoheshin, nuk përpunoheshin dhe nuk ktheheshin në burim, ashtu sikurse thotë kreu i qeverisë, Edi Rama.
“Rama i ftoi shqiptarët që të shkojnë dhe të bëjnë një shëtitje në Sharrë që të shohin inceneratorin. Ne shkuam. Aty pamë që pirgjet me plehra nuk diferencoheshin, nuk përpunoheshin, nuk ktheheshin në burim siç thotë kryeministri. Kjo shishe uji nëse hidhet në plehra nuk i rikthehet konsumatorit.
Vendosëm ta mbajmë nën survejim prej një kohe të gjatë. Vetëm nga bashkia e Tiranës janë paguar 54 mln euro. E survejuam për 180 ditë. Kryeministri ka thënë se përgjegjësia është personale. Këtu tashmë është kolektive, jo më personale. Kemi bërë padi juridike, kemi bërë denoncim për evazionin fiskal. Këtu nuk është më individuale. I gjithë procesi është në flagrancë”, deklaroi Kryemadhi.