AKTUALITET, 20 Janar 2023, 19:23

“U ngritëm si Feniksi nga hiri”- Berisha flet në 32-vjetorin e themelimit të PD në Elbasan: Ne kemi armë kryesore votën e lirë

“U ngritëm si Feniksi nga hiri”- Berisha flet në

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë një takimi me demokratët në Elbasan, në 32-vjetorin e themelimit të PD se arma e vetme e tyre është vota e lirë.

Ai deklaroi se asgjë nuk i mban demokratët në të shkuarën dhe asgjë nuk i mposht ata në idealet e tyre.

“Në rast se diktatura la si trashëgimi këtu një kombinat sëmundje dhe vdekje mbjellës, Edi Rama solli këtu uzinën më të madhe në Ballkan. PD e shkatërroi Elbasanin në pjesë integrale të metropolit të shqiptarëve. Sot destinacioni më i afërt nga qendra e Tiranës është qendra e Elbasanit. Elbasani ka qenë djep i qytetarisë dhe traditës.

Ne e mbrojtëm atë. Asnjë parti tjetër në Europën ish komuniste nuk ishte në kushte më të vështira se ne. Jo vetëm se ne u themeluam tërësisht bazuar në idealet tona dhe pa asnjë ndihmë konkrete nga askush. Nuk kishim asnjë lidhje direkte përveç frymëzimit. Kishim idealet tona, guximin dhe vendosmërinë për të përmbysur këtu diktaturën më të egër dhe ia dolëm.

Ne i qëndruam të papërkulur çështjes kombëtare me bindjen se vetëm një komb i lirë mund të jetë një komb që zhvillohet dhe ka të ardhme. Kontribuam në realizimin e një objektivi historik që duhet të bëjë krenar secilin prej jush. Kjo histori është një trashëgimi frymëzuese për të ardhmen. Asgjë nuk na mban në të shkuarën tonë por asgjë nuk na mposht ne në idealet tona.

U bë gjithçka që të dështonte revolucioni ynë në vitet ’90. Ai triumfoi ashtu si përcaktuam ne. U bëmë pothuajse copë e pikë në 97-ën. U ngritëm si feniksi nga hiri përsëri me idealet tona. Ata që na erdhën në pushtet i përzumë me votën e lirë. Ne jemi njerëzit që i besojmë votës së lirë dhe armë kryesore kemi votën e lirë”, deklaroi Berisha.