AKTUALITET, 4 Maj 2023, 10:49

Partia e Lirisë denoncon heqjen e posterave të opozitës nga punonjësit e Veliajt: Dil në debat me Belon, o frikacak!

Partia e Lirisë denoncon heqjen e posterave të opozitës nga

Partia e Lirisë, përmes Tedi Blushit, denoncoi përdorimin e punonjësve të bashkisë së Tiranës në fushatë në shërbim të PS-së.

Duke treguar fotot e aksionit të punonjësve të bashkisë për heqjen e posterave ku kërkohet debat mes Këllicit dhe Veliajt, Blushi shkruan se Veliaj i depersonalizon duke i detyruar të lajnë dhe pastrojnë fytyrën e tij dhe të Edi Ramës në billborder-at e Tiranës.

Partia e Lirisë denoncon heqjen e posterave të opozitës nga

“Në fakt duhet të jenë ditë dhe natë në shërbim të qytetarëve, por edhe në ditët e fundit, Erion Veliaj i depersonalizon duke i detyruar të lajnë dhe pastrojnë fytyrën e tij dhe të Edi Ramës në billborder-at e Tiranës, ku qytetarët kanë ngjitur thirrjen e tyre për të pranuar debatin publik me Belind Këlliçin!

Partia e Lirisë denoncon heqjen e posterave të opozitës nga

Më mirë se t'i grisni, mblidhini ftesat dhe çojani Erionit në zyrë, bashkë me kërkesën: Dil në debat me Belon o frikacak, boll u fshehe skutave!”-shkruan Blushi.