AKTUALITET, 6 Gusht 2023, 12:20

Kanabisi në repartin e Zall Herrit, Balla: Puna për goditjen e veprimtarisë kriminale vazhdon

Kanabisi në repartin e Zall Herrit, Balla: Puna për goditjen e

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se operacioni ku u gjetën 125 bimë kanabis sativa në repartin ushtarak të Zall Herit është zhvilluar në bashkëpunim me policinë ushtarake.

Për gazetarët, Balla tha se në këtë operacion janë angazhuar mbi 6000 punonjës policie, ndërsa paralajmëroi se aksioni do të vazhdojë.

“Dua t’ju bëj me dije se në rastin e operacionit që ne kemi ndërmarrë kundër kultivimit të lëndëve narkotike, rasti në fjali kemi pasur bashkëpunim edhe me policinë ushtarake. Në atë koordinatë kemi vepruar të dyja edhe policia e shtetit dhe edhe policia ushtarake.

Kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi rezultate të mira në këtë megaoperacion ku janë përfshirë 6000 forca të policisë së shtetit edhe policia ushtarake. Puna vazhdon”, tha Balla.

Deklarata u bë në përfundim të homazheve për ish drejtorin e policisë së shtetit, Fadil Canaj, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.