AKTUALITET, 17 Qershor 2024, 17:41

Me pushime në Lezhë, humb jetën në plazh turisti nga Milano

Me pushime në Lezhë, humb jetën në plazh turisti nga Milano

Një turist nga Milano ka ndërruar jetë sot në Ishull Lezhë.

Policia sqaron se sot rreth orës 15:30, shtetasi italian me inicialet P. G., 66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.