AKTUALITET, 7 Korrik 2025, 09:51

E rëndë/ Në gjendje kritike prej disa ditësh në spital, ndërron jetë 64-vjeçarja që u plagos nga shpërthimi i bombulës së gazit

E rëndë/ Në gjendje kritike prej disa ditësh në spital,

Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda 64-vjeçarja Marie Biba, e cila u plagos rëndë disa ditë më parë nga një shpërthim bombule gazi në banesën e saj ne Ishull-Shengjin.

E moshuara kishte pësuar djegie në rreth 80 për qind të trupit dhe ndodhej në gjendje kritike për jetën në spital. Pavarësisht përkujdesit të stafit mjekësor, ajo ndërroi jetë në orët e vona të mbrëmjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e saj, ku dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.