AKTUALITET, 27 Maj 2023, 21:09

Pak orë pas ultimatumit të Ramës për pastrimin e Vlorës, flakët përpijnë sërish zonën e plehrave

Pak orë pas ultimatumit të Ramës për pastrimin e
Plehrat duke u djegur

Gjatë turit të falenderimeve për fitoren e zgjedhjeve, Rama ishte sot edhe në Vlorë, ku i dha kryebashkiakut të ri, Ermal Dredha, ultimatumin e parë, pastrimin e qytetit, problem i vjetër për të cilin kryeministri ishte përplasur me ish-kryebashkiakun Dritan Leli.

"Ermali të marrë të gjithë ata që duhen marrë në krah për atë punë e ta bëjë Vlorën qytetin më të pastër të Shqipërisë. Jo vitin tjetër, por duke nisur nga ky sezon"-tha Rama, duke u kërkuar deputetëve që të jepnin edhe ata kontribut. "Bashkë me deputetët se s'keni parlament në gusht. Merrni uniformën e patrimit e punoni 8 orë në ndërmarrjen e pastrimit".

Por pak orë pas këtij ultimatumi zona e grumbullimit të plehrave të Vlorës është përfshirë nga flakët, si vite më parë.

Dy vite më parë, gjatë një rasti të përsëritur, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, shprehej: “Masakër mund ta quanin 20 vjet që digjeshin plehrat dhe askush nuk ngrinte zërin, ndërsa sot mund ta quajmë një incident, policia po gjen shkaktarët, thuhet e qëllimshme, këtu për t’u përballur me këtë situatë për të cilën jam e sigurt se do e fitojmë, duke u përpjekur maksimalisht me zjarrfikëset që po punojnë. Landifili i Sheristës do zgjidhë çështjen kaq të nxehtë të trajtimit të mbetjeve në Vlorë, pavarësisht pengesave në horizont ekziston fryma pozitive".

Fakti që plehrat po digjen tregon se show qeveritar vazhdon, ndërsa Vlora po nis sezonin turistik me zjarr dhe tym helmues.