AKTUALITET, 16 Shkurt 2024, 22:13

Opozita publikon spotin për protestën e 20 shkurtit, Berisha: T’i rikthejmë Shqipërisë shpresën, demokracinë dhe të ardhmen!

Opozita publikon spotin për protestën e 20 shkurtit, Berisha:

Më 20 shkurt, opozita ka thirrur protestë para Kryeministrisë dhe këtë të premte është publikuar spoti nën moton ‘O sot o kurrë’.

Spoti nis me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili thotë se 20 shkurti do të jetë dita e përmbysjes së tiranë dhe vazhdon me mesazhet e deputetëve demokratë, përfshirë këtu Gazment Bardhin, Ervin Salianjin, dhe ish-kandidatin për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçi.

SPOTI:

Sali Berisha: 20 shkurti është dita e përmbysjes së tiranëve

Floriana Garo: Më datë 20 shkurt, PD fton çdo shqiptar

Gazment Bardhi: Të zbresin në shesh të bashkuar, kundër qeverisjes së Edi Ramës

Belind Këlliçi: Bashkë kundër inceneratorëve

Ina Zhupa: Bashkë kundër korrupsionit

Deputetë të PD: Bashkë kundër shkatërrimit të parlamentit

Albana Vokshi: Bashkë kundër shkatërrimit të Arsimit

Qani Xhafa: Kundër  falimentimit të fermerëve

Zheni Gjergji: Kundër shkatërrimit të shëndetësisë

Ervin Salianji: Bashkë kundër krimit të organizuar

Dhurata Çupi: Kundër varfërisë

Oerd Bylykbashi: dhe kundër shpopullimit

Të rinjtë e FRPD: Bashkë për të ardhmen e rinisë

Elda Hoti: Për minimumin jetik

Sali Berisha: Ftoj shqiptarët kudo që janë në Shqipëri, emigracion e diasporë, le të bashkohemi në Tiranë më 20 shkurt për t’i kthyer Shqipërisë; shpresën, demokracinë dhe të ardhmen. Fitore!

Kujtojmë se opozita ka thirrur protestë para kryeministrisë, kundër qeverisë. Protesta pritet të mbahet të martën, 20 shkurt, ora 17:30.