AKTUALITET, 16 Shkurt 2024, 17:16

Konferenca në Mynih, Rama takohet me zv.presidentin e KE, detaje nga biseda mes tyre

Konferenca në Mynih, Rama takohet me zv.presidentin e KE, detaje nga biseda

Kryeministri Edi Rama, është takuar në Mynih të Gjermanisë me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian.

Rama shkruan se me të ngarkuarin me punë për Buxhetin dhe Administrimin, kanë folur mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor

“Mynih – Takim me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama në ‘Facebook’.