TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste kërkoi masë disiplinore ndaj deputeteve Albana Vokshi dhe Elda Hoti, pas incidentit të ndodhur dje në seancën plenare. Sekretariati i Etikes vendosi përjashtimin e tyre me 10 ditë.
Incidenti dje në Kuvend nisi kur Arbi Agalliu, pjesë e deputetëve mbështetës të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha kërkoi që të ishte i pranishëm në seancë kryeministri Rama për të zhvilluar interpelancën sipas rendit të ditës.
Por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se Rama ia kishte deleguar ministres Spiropali përgjigjen për interpelancën, çka nuk u pranua nga Agalliu. Teksa Agalliu po fliste nga vendi, Elda Hoti ka shkuar dhe i ka tërhequr kartën dhe mikrofonin deputetit të Bashës, duke bërë që zëri i tij të mos dëgjohet në sallë.