TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia boliviane ka kryer një operacion të gjerë kundër një grupit të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Midis të arrestuarve është edhe një shqiptar i identifikuar si Loren Hyseni, i cili dyshohet si kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Bolivia në Evropë dhe Azi.
Ministri bolivian i Brendshëm, i cili dha detajet e operacionit tha se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në vend, ndërsa do të bashkëpunohet me Europol dhe Interpol për të zbardhur rrjetin e trafikut.
Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme ndërsa si synim kishte arrestimin e autorit të vrasjes së dy personave që u vranë në San Ignacio de Velasco gjatë ditëve të karnavaleve.
Si rezultat i një megaoperacioni nga policia boliviane kundër një grupi të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, është arrestuar edhe një shqiptar.