AKTUALITET, 29 Tetor 2023, 14:25

Përplasen dy automjete në Rrugën e Kombit. Disa persona të plagosur

Përplasen dy automjete në Rrugën e Kombit. Disa persona të

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin nacional Rrëshen-Rubik, pjesë e Rrugës së Kombit.

Dy automjete janë përplasur midis tyre, ndërsa njëra është përmbysur në mes të rrugës. Për pasojë, disa persona kanë mbetur të plagosur.

Pas ngjarjes, forcat e rendit kanë shkuar në vendin e aksidentit për të sqaruar rrethanat.