TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është zbardhur porosia e drejtorit të ri Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për shefat e Komisariateve dhe Drejtorit Vendore të Policisë Tiranë për protestën e sotme të thirrur nga Partia Demokratike.
Ilir Proga mësohet se u ka kërkuar që të mos provokohen nga protestuesit, ndërsa ndërhyrjet duhet të jenë vetëm në rast nevojë.
Gjithashtu u ka bërë thirrje që të ruajnë qetësinë dhe godinat e institucioneve, si edhe të kenë kujdes me personat që kanë precedentë penale, të cilët duhet të mbahen në vëzhgim.
“Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Nderhyrjet te jene te minimizuara vetem ne raste nevoje, mos të krijohen perplasje te provokuara. Ruani qetesine dhe godinat e institucioneve. Kujdes listat me emrat e personave qe kane precedentë te mbahen nen vezhgim.
Te filmohen dhe dokumentohen te gjitha veprimet e dhunshme dhe te jashteligjshme”, ka qenë porosia e drejtorit të Policisë, Ilir Proda.