AKTUALITET, 18 Tetor 2023, 22:07

Atentati ndaj 21-vjeçarit në Tiranë, reagon policia

Atentati ndaj 21-vjeçarit në Tiranë, reagon policia

Detaje të reja ndaj atentatit të 21-vjeçarit janë bërë publike.

Mësohet se autorët, pasi kanë gjuajtur me plumba drejt makinës së tij, e kanë dhunuar me sende të fortë të riun. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që po punohet që autorët të identifikohen. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.