AKTUALITET, 3 Nëntor 2025, 13:43

Operacioni në Farkë/ Ministrja e Brendshme, Koçiu: Askush nuk përfiton as një metër katror përtej lejes së ndërtimit!

Operacioni në Farkë/ Ministrja e Brendshme, Koçiu: Askush nuk

Operacion kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje apo përtej lejes apo lejes për qëllime fitimi, shtrihet në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikyrësit, inspektorët e me radhë, që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale që parasheh legjislacioni në fuqi.

E pranishme sot, 3 nëntor, në Farkë ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.

“Pas inspektimit në terren dhe monitorimit me dron, Policia e Shtetit në bashkëpunim me IKMT-në, kanë konstatuar një sërë paligjshmërish lidhur me ndërtimet në këtë territor.

Ky është proces që vjen në zbatim dhe në vazhdën e një sërë masash që po merren prej muajsh lidhur me zaptimin e hapësirave publike dhe ndërtimeve pa leje në të gjithë territorin e vendit”, tha Koçiu.

“Kushdo që ka një leje ndërtimi apo që del përtej asaj leje, nuk do përfitojë as një metër katror se leja e dhënë”, paralajmëroi ministrja.

U bëri thirrje edhe atyre që shesin apo ndërtojnë objekte lidhur me këtë.

“Nuk do të përfitojnë dot as një metër katror të zaptuar padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme!”