TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria hap ‘thesin’, Edhe këtë fundvit qeveria ka ‘zgjidhur qesen” për bonusin e pensionistëve.Në komisionin e ligjeve ministri i financave Petrit Malaj tha se edhe këtë vit është parashikuar që bonusi për pensionistët në fundvit të shpërndahet sipas fashave të një viti më parë.
“Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.”, tha Petrit Malaj.
Në rishikimin e buxhetit 2025 qeveria ka parashikuar që Pensionsitët këtë fundvit do të kenë një buxhet më të madh të dedikuar nga qeveria përsa i përket bonusit të përvitshëm.
Ky buxhet eshte 5.9 miliardë lekë. Bonusi i fundvitit do të shpërndahen për rreth 756 mijë pensionistë në muajin Dhjetor.
"Kemi alokuar në skemën e pensioneve rreth 7.6 miliardë lekë. Nga këto, 1.7 miliard lekë shtojnë llogarisë speciale të pensioneve dhe 5.9 miliardë lekë rrisni fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit për rreth 750 mijë pensionistë.
Kjo shtesë që buron nga rritja e kontributeve të skemës e con në 9. 7 miliardë lekë nivelin e fondeve për bonusin e fund vitit", deklaroi ministri Malaj.