TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se ministrja “Diella është shtatzënë me 83 fëmijë”, është kthyer në objekt humori edhe në konferencën për shtyp të Zëdhënësit të Komisionit Evropian.
Gazetarët e pranishëm e kanë përmendur deklaratën gjatë pyetjeve, duke shkaktuar të qeshura në sallë, ndërsa zëdhënësi u përpoq ta shmangte me diplomaci komentimin mbi batutën e Ramës. "Uau, është shtatzënë. Së pari urime, së dyti, nuk kam çfarë shtoj tjetër",-u shpreh Olaf Grill, zëdhënësi i Komisionit Evropian, ndërsa gazetarët e pranishëm ia plasën gazit.
Ndiqni videon:
Nga u nxit ky reagim? Kryeministri Rama njoftoi disa idtë më parë ministrja robot, e krijuar me inteligjencë artificiale Diella, është ‘shtatzënë’. Kjo nënkupton se 83 mini Diella do të krijohen që do të shërbejnë si asistentë të secilit prej anëtarëve të parlamentit.
“Në fakt, ju detyrohem sepse normalisht më ngacmoni, ju gjej në çdo vend të botës. Morëm goxha rrezik sot me Diellën këtu dhe ia dolëm shumë mirë. Ndaj për herë të parë Diella është shtatzëne dhe prej 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe do të shërbejë si asistent për ta që do të marrin pjesë në seancat parlamentare, dhe do të mbajë shënim për çdo gjë që ndodh dhe do të sygjerojnë anëtaret e parlamentit.
Këto fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre. Përshembull nëse shkon për kafe dhe harron të kthehen në punë, ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë kur nuk ke qenë në sallë, dhe do të thotë kë duhet të kundërsulmosh. Nëse do të më ftosh herën tjetër, do të keni 83 ekrane të tjera për fëmijët e Diellës”, tha Rama.
