AKTUALITET, 23 Nëntor 2025, 10:59

Moti/ Bien temperaturat: Malësia e Krujës nën petkun e dëborës, zbardhet Qafështama! Trashësia arrin deri në 10 cm

Moti/ Bien temperaturat: Malësia e Krujës nën petkun e

Malësia e Krujës është zbardhur nga dëbora si pasojë e rënies së saj gjatë orëve të natës.

Trashësia e dëborës mes tyre në Qafështamë arrin në 10 centimetra teksa, nuk raportohet për rrugë të bllokuara.

Vetëm në disa fshatra ka problem me furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë në ultesirën e saj reshjet e shiut vijojnë, por pa shkakatuar problematika. 

Lumi Ishëm ka një rritje të nivelit të ujit, por nuk paraqet ndonjë problematikë.