AKTUALITET, 15 Nëntor 2024, 20:05

"Operacionalja" në terren/ Aksion antidrogë te ‘Kodra e Diellit’: Në “shënjestër” eksponentë të rrjetit të kokainës. Disa të arrestuar

"Operacionalja" në terren/ Aksion antidrogë te ‘Kodra

Forcat Operacionale po ushtrojnë kontrolle në disa zona në kryeqytet. 

Aksioni lidhet me eksponentë të krimit, që dyshohet se shpërndajnë kokainë.

Dyshohet se bëhet fjalë për një operacion antidrogë, por kjo nuk është konfirmuar ende nga Policia e Shtetit.

Raportohet se nga ky aksion i disa agjencive ligjzbatuese në vend janë arrestuar disa persona.

Ajo që dihet deri më tani është se një nga zonat ku ka kontrolle është Kodra e Diellit.