AKTUALITET, 15 Nëntor 2024, 17:41

Dimër zyrtarisht! Dardha nis të mbulohet nga bora

Dimër zyrtarisht! Dardha nis të mbulohet nga bora

Dardha nis të mbulohet nga petku i bardhë i dëborës.

Sipas informacioneve reshjet janë në Bigëll, në pikën më të lartë të këtij fshati turistik por deri tani nuk ka probleme sa i përket qarkullimit.

Reshje dëbore janë regjistruar edhe në fshatin Shtyllë dhe në pikën e Mashkullores pika më e lartë e segmentit Shtyllë – Panarit. Në pjesën tjetër të qarkut vazhdojnë reshjet e shiut.