AKTUALITET, 23 Shtator 2022, 11:33

Olsian Çela: Kërkojmë zgjerim të kapaciteteve profesionale në Policinë Gjyqësore

Olsian Çela: Kërkojmë zgjerim të kapaciteteve profesionale

Kryprokrurori Olsian Çela duke folur në programin e financuar nga Bashkimi Europian, “EU4LEA” renditi disa nevoja kryesore në sistemin e drejtësisë.

Ai kërkoi më shumë burime njerëzore, të specializuara kryesisht në fushën e krimit financiar dhe pastrimit e produkteve penale.

Nevojat janë shumë për sa kohë jemi në institucion ne transformim e sipër. Fokusi ynë kryesor; kërkojmë mbështetjen nga projekti për strukturat e policisë gjyqësore.

Zgjerim të kapaciteteve profesionale të tyre, specialistë në krimin financiar dhe për pastrimin e produkteve penale.

Por gjithahstu edhe të oficerëve që sapo kanë hyrë në sistem, që kanë nevojë për trajnime dhe rritjen e tyre profesionale.”, tha Çela.