TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, në vendin e quajtur Dopaj ku një automjet dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin, automjeti ka dalë nga korsia e rrugës dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.
Përplasja ka sjellë përmbysjen e automjetit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar me pasoja të rënda në radhët e pasagjerëve apo e drejtuesit.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor në zonë.