AKTUALITET, 13 Dhjetor 2024, 15:36

“Oficerët e shkollës i njoftuam për fotot tona që...”/ U plagos me thikë nga bashkëmoshatari, adoleshent: Ndihem në rrezik!

“Oficerët e shkollës i njoftuam për fotot tona

I plagosur në shpatull gjatë një sherri në oborrin e shkollës, Ydai Xhafaj ka thyer heshtjen.

17-vjeçari ka treguar detaje nga sherri, ndërsa theksoi se ndihej në rrezik.

“Sherri filloi për disa foto që po shpërndaheshin në rrjetet sociale, ishin fotot e mia dhe të shokëve të mi. Ky konflikt kishte nisur që para një muaji dhe ne kishim njoftuar oficerët e shkollës. Sot në mëngjes ndodhi që ai më qëlloi. Më gjuajti katër herë në shpatull, ndërsa profesoresha erdhi dhe na ndau. Ndihem i rrezikuar dhe kërkoj vetëm drejtësi.”, tha ai.