AKTUALITET, 13 Dhjetor 2024, 14:27

Akuzohet se vodhi 2 celularë, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Gjatë kontrollit nga policia rezultoi se...

Akuzohet se vodhi 2 celularë, arrestohet 20-vjeçari në

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhje.

Sipas policisë, i riu vodhi dy celularë dy shtetasve dhe më pas u largua me një automjet, që rezultoi se e drejtonte pa patentë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Keta”, dyshohet se iu ka vjedhur dy celularë, dy shtetasve, dhe më pas është larguar me një automjet, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.”, njoftoi policia.