AKTUALITET, 13 Dhjetor 2024, 15:31

U arrestua për mashtrim, gjykata liron aktorin Rezart Veleshnja

U arrestua për mashtrim, gjykata liron aktorin Rezart Veleshnja

Gjykata e Durrësit ka lehtësuar masën shtrënguese duke lënë në detyrim paraqitjeje aktorin e humorit, Rezart Veleshnja, i cili u arrestua për mashtrim.

Aktori i humorit akuzohet se mashtroi një mikun e tij duke i marrë makinën në mirëbesim dhe më pas ia ka shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra.

Pronari ka bërë denoncim në polici dhe brenda pak orësh është sqaruar se Veleshnja e kishte shitur dhe është arrestuar për mashtrim.