AKTUALITET, 17 Qershor 2022, 12:37

Nuredin Dumani do të ballafaqohet me Erion Alibejn dhe Henrik Hoxhajn në SPAK

Nuredin Dumani do të ballafaqohet me Erion Alibejn dhe Henrik Hoxhajn
Nuredin Dumani

I penduari i drejtësisë, serial-killeri Nuredin Dumani është paraqitur këtë të premte të 17 qershorit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Nuredin Dumani është duke u ballafaquar me Erion Alibejn dhe Henrik Hoxhajn, edhe këta të dy të arrestuar.

Kjo është faza përmbyllëse e hetimit nga prokurorët e SPAK dhe do të bëhet një ballafaqim për dëshmitë e dhëna deri më tani.

Kjo është hera e parë që Dumani paraqitet në SPAK, që pas arrestimit të tij, ku mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri.