AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 18:34

Përfshihet nga zjarri banesa në Gjirokastër, ja informacionet paraprake

Përfshihet nga zjarri banesa në Gjirokastër, ja informacionet

Zjarr në një banesë në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër.

Mësohet se, zjarri është shkaktuar nga soba e drurit në dhomën kryesore të banesës një katëshe në pronësi të Eqerem Fejzos.

Menjëherë forcat zjarrfikëse kanë reaguar duke shkuar në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë me shpejtësi për lokalizimin e flakëve.

Për pak minuta zjarri u vu nën kontroll ndërkohë që flaket shkaktuan veçse dëme materiale, kryesisht orendi shtëpiake vetëm në odën kryesore të banesës dhe nuk raportohet për persona të lënduar.