TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se dokumentin konfidencial për zgjidhjen e situatës në Kosovë nuk e ka konsultuar me homologun Albin Kurti.
Edi Rama: “Nuk e kam konsultuar dokumentin me Albin Kurtin. Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, por i Republikës së Kosovës si e tërë. Dua vetëm suksesin e qeverisë së Kurtit dhe Kosovës, por nuk mund të rrimë më duke parë, kur ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim i madh që nuk i vjen Kosovës nga Serbia por reduktimi i marrëdhënieve me aleatët ku e humbura e madhe është Kosovë”
Cila është roli i Shqipërisë në këtë draft rezolutë?
Edi Rama: Ajo që kam bërë është që ta kthej në një mundësi për dialog, aty më pas e dinë vetë ata që janë pjesë e dialogut çfarë marrin.
Për Kosovën është jetike të dalë nga ky qorrsokak.
Keni dalë vullnetar për ta bërë marrëveshjen?
Edi Rama: Jo s’kam dalë vullnetar, por kam dhënë kontribut në punën e një grupi ekspertësh për tryezën e dialogut. S’kam dalë vullnetar.
Drafti është statuti i asosacionit të komunave serbe, merret vetëm me këtë çështje.
Nëse zgjidhet kjo është zgjidhur nyja e gjithë kësaj historie të gjatë dialogu dhe hapet rruga për njohje të ndërsjellët.
Nuk sulmova Albin Kurtin, atë e fajëson bota e tërë demokratike. Mua më shkakton keqardhje dhe nuk e shoh pse duhet të ndodhë kështu. Nuk kjam këtu për të gjykuar apo sulmuar Albin Kurtin.